Nga Telekomi i Kosovës kanë dhënë detaje për bastisjen e polisië që është kryer sot në këtë institucion.
Nga Telekomi kanë bërë të ditur se bëhet e ditur për një mashtrim që ka ndodhur nga një kompani, me pronar një maqedonas.
Menduh Abazi, zëdhënës i Telekomit para mediave ka thënë se dëmi i shkaktuar nga ky mashtrim tejkalon vlerën e 100 mijë eurove.
“Është një kompani e cila na ka mashtru me disa dokumente të falsifikuara. Ne i kemi ftuar organet dhe ato kanë ardhur dhe kanë kryer punët e veta. Është hera e parë që ne po e inicojmë një rast të tillë. Diku mbi 100 mijë euro është dëmi nga mashtrimi i dyshuar. Ky rast është inicuar në fund të vitit të kaluar. Kanë ardhur policët dhe kanë kryer punën e vet në bazë të dyshimit për mashtrim. Personi i dyshuar është shtetas i Maqedonisë dhe është arrestuar në Ferizaj”, ka thënë ai.
Bastisjen e ka konfirmuar për Telegraminsot.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ai ka ka thënë se bastisja ka ndodhur me urdhër të gjykatës kompetente.