Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë që dje ka ndodhur në Prishtinë
Sipas policisë, rreth orës 17:46, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, viktima femër kosovare për shkaqe të panjohura ka rënë nga ndërtesa.
Telegramisot, mëson se viktima është Qellsi Aliu, teksa kohë më parë në shoqëri kishte shfaqur shenja depresioni.
E reja ishte një artiste që i kushtonte shumë kohë lukut dhe tatuazheve.
Vdekja e saj është cilësuar e dyshimt, vetëm pak orë para se të ndodhte ngjarja ajo postoi fotografi në rrjetin social “Instagram”.
Në vendin e ngjarjet kanë dalur njësitet përkatëse, derisa, viktima është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 20.04.2020 – 17:46. Viktima femër kosovare për shkaqe të panjohura ka rënë nga ndërtesa. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse.
Viktima është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, shkruhet në njoftim.Telegramisot