Ylli televiziv i njohur, Kim Kardashian, ka thënë se babai i saj do të ishte krenar për të po të ishte gjallë dhe ta shihte atë duke studiuar juridikun.
Ajo këtë e tha të shtunën për Television Critics Association. Babai i Kim, Robert Kardashian, ishte një avokat dhe biznesmen i njohur.
“Ka raste kur unë mund të lodhem dhe të studiojë me orë të tëra, më pas qohem dhe pyes veten si kishte mundur babai im të bënte këtë, duke pasur njëkohësisht katër fëmijë. Besoj se ai duhet të ketë kaluar disa nga gjërat të cilat i kam kaluar unë”.
“Do të ishte emocionuese për mua të flas me të për të njëjtat sfida pasi edhe une kam 3 fëmijë, unë e di se do të ishte krenar me mua po të ishte gjallë”, ka thënë Kardashian.