Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë tradhtuar botën islame dhe palestinezët përmes arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
“Natyrisht, tradhtia e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk do të zgjasë shumë, por kjo stigmë do të mbahet në mend gjithmonë. Ata e lejuan regjimin zionist që të futet në rajon dhe e harruan Palestinën”, tha Khamenei.
Banorët e Emirateve do të jenë të turpëruar gjithmonë. Shpresoj që të zgjohen dhe ta kompensojnë atë që kanë bërë”, shtoi ai.
Autoritetet iraniane e kanë kritikuar ashpër marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan Reuters
zraeli dhe Emiratet e Bashkuara presin përfitime ekonomike nga kjo marrëveshje, që është e para e këtij lloji mes një vendi arab dhe Izraelit në më shumë se 20 vjet.
Kjo marrëveshje i ka zemëruar liderët palestinezë, të cilët besojnë se pakti i dëmton përpjekjet e tyre për ndërtimin e një shteti të pavarur.