Zyrtarë komunalë, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, punëtorë të pastrimit dhe të Kompanisë “Eco higjiena”, zjarrfikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e ambientalistë, kanë zhvilluar një aksion vullnetar për pastrimin e Varrezave të Qytetit, në Viti.
Ky aktivitet ishte në kuadër të Muajit të Pastrimit, të shpallur nga Qeveria Komunale e Vitisë, nën përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti. Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdon traditën e mirë dhe përkushtimin për ambient të pastër në të gjitha lokalitetet, pa dallim.
Kryetari Haliti u shprehu mirënjohje të gjithëve që janë të përfshirë në projektin e aksionit “Pastro dhe ruaje”, i cili do të vazhdojë deri më 22 prill me pastrimin e hapësirave gjelbruese, varrezave të të gjitha konfesioneve fetare, trotuareve e rrugëve, ambienteve shkollore, etj