• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

KFOR-i i dhuron 70 mijë euro pajisje për spitalin e Prishtinës dhe Graçanicës

24/04/2020 - 16:35:13
KFOR-i i dhuron 70 mijë euro pajisje për spitalin e Prishtinës dhe Graçanicës

Misioni i NATO-s i drejtuar nga KFOR-i, ka dhuruar pajisje për mbrojtje personale në vlerë prej 70,000 Euro për spitalet e Prishtinës dhe Graçanicës, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme të Institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19.

Mijëra doreza, maska, syze, veshje izoluese, si dhe termometra infra të kuqe pa kontakt dhe antiseptik për pastrimin e duarve do të ofrohen për stafin mjekësor për të ndihmuar në trajtimin e duhur të pacientëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, veçanërisht në mesin e profesionistëve shëndetësorë që kryejnë çdo ditë punë me rëndësi jetike.

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
26

Projekti u financua nga NATO dhe u implementua nga ekipi i KFOR-it për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe të vendeve anëtare dhe partnerëve të saj.

“Dhurimi është një veprim solidariteti që pasqyron bashkëpunimin e ngushtë të zhvilluar midis KFOR-it dhe Ministrisë së Shëndetit Publik dhe është pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit e vitit 1999”, tha Gjeneral Major Michele RISI, Komandant i KFOR-it.

Që nga fillimi i epidemisë COVID-19, KFOR-i ka vazhduar aktivitetet e veta në mënyrë të rregullt, ndërsa zbaton masa të kujdesshme dhe të forta – në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit – për të kufizuar përhapjen e virusit dhe minimizuar rreziqet për pjesëtarët e tij dhe për komunitetet që shërbejnë.

“Aftësia e KFOR-it për të kryer operacione nuk është zvogëluar. Forcat tona mbeten të gatshme dhe puna jonë vendimtare vazhdon,” shtoi Gjeneral Major Michele RISI.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
26
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
38
VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
Lajme

VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm

May 13, 2025
3
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
9
Next Post
Gashi: S’jam servil i Kurtit si këshilltarët e zyrtarëve tjerë që ua lëpijnë shefave pjesët e ndieshme

Gashi: S’jam servil i Kurtit si këshilltarët e zyrtarëve tjerë që ua lëpijnë shefave pjesët e ndieshme

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi