Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike ku i ka marrë disa vendime,
Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare prej 665 mijë e 210 euro për pagesën e primit kufitar nga 1 gushti deri më 31 dhjetor 2020,
Po ashtu, është miratuar Programi për Komunitete, i cili përcakton kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve kryesisht për mediat e komuniteteve dhe transfereve nga buxheti i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.
“Ky program do të zbatohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe nga personat fizikë dhe juridikë që do të jenë përfitues të subvencioneve. Programi do të garantojë lirinë e pjesëmarrjes në konkurrim; mos diskriminim dhe trajtim të barabartë të aplikimeve; transparencë të procedurave dhe vendimmarrjes për aplikuesit”, thuhet në vendim.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Kryeministrit për financimin e kërkesave të shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
15 mijë euro ndahen për pensionet bazike-sociale; pesëmbëdhjetë mijë 15 mijëeuro për financimin e kërkesave të shoqatave përkatëse të pensionistëve; 34 mijë e 610 euro për Zyrën e Kryeministrit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve; 34 mijë e 610 euro për financimin e kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes në konsultim me Thesarin do të lejojë që përmes atasheut të sigurohet qasja në të gjitha transaksionet bankare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Thesarin. Kjo do të sigurojë që fondet në këto llogari do të shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllime zyrtare dhe për realizimin e shpenzimeve të planifikuara për atashetë e mbrojtjes.