• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot nga Albin Kurti

25/08/2021 - 15:41:51
Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot nga Albin Kurti

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projekt Kodin e Procedurës Penale, Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbim jashtë vendit, derisa ka marrë edhe disa vendime tjera.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot e kanë bërë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale.

Lexo më shumë

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20

Ndërsa, ai ka përmendur edhe të gjitha vendimet që janë marrë sot.

Shkrimi i tij i plotë:

Vendime të rëndësishme në 20 pika të mbledhjes së 25-të të Qeverisë

Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale.

Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19.

Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë.

Për mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave.

Për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021.

Miratuam vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës për subvencionimin e kredive investive për prodhuesit vendorë.

Më qëllim të përmirësimit dhe efikasitetit të sistemit të asistencës sociale, si dhe zhvillimin e masave aktive të tregut të punës, shqyrtuam nismën për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, vlera të cilit pritet të arrijë deri në 47 milionë euro.

Ofrimi i mbështetjes së viktimave që pësojnë nga dhuna e cilësdo formë është përgjegjësi dhe obligim. Andaj miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas të viktimave të dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës, ku përfshihen edhe personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-99.

Miratuam edhe katër projektligje: Projekt Kodin e Procedurës Penale, Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbim jashtë vendit.

U shqyrtua kërkesa për shpërndarjen e dividendës në vlerë prej 30 milionë euro nga ndërmarrjet publike KOSTT, Sh. A. dhe KEK, Sh. A.

Themeluam Grupin Punues Ndër-institucional, që do të punojë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të problemit të pagesës së policës kufitare për bashkatdhetarët, përfshirë edhe ndërmarrjen e hapave per anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.

Rialokuam 49,925 euro për realizimin e projektit kapital për mbështetjen e aktiviteteve socio-ekonomike dhe kulturore të komuniteteve në komunën e Prizrenit

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
Lajme

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20
A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
Lajme

A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin

May 8, 2025
9
“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”
Lajme

“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”

May 8, 2025
14
Dënohet me burg Millorad Dodik u shpall fajtor
Lajme

Pas Vuçiqit edhe Millorad Dodik mbërrin në Moskë

May 8, 2025
9
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Next Post
Kush i ha këto çokollata për ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi

Kush i ha këto çokollata për ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi