4 mijë të vdekur e mbi 114 mijë të prekur është aktualisht bilanci i shkaktuar nga Pandemia e njohur si COVID-19.
Si ky virus, që vendin e origjinës e ka në Kinë e që deri tashti është i përhapur në 80 shtete të botës, nëpër histori njerëzimi është përballur me pandemi që numri i viktimave arriti në miliona.
Si me vdekjeprurësi sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë llogaritet “Vdekja e Zezë”. Epidemia e shekullit të 14, që aso kohë u shfaq në kontinentin aziatik e më pas mbërriti në Evropë midis vitit 1347-1351, jetën u mori 100 milion njerëzve.
Po kaq vdekje shkaktoi edhe gripi spanjoll, që raportohet të jetë shkaktuar nga virusi H1N1.
Të infektuar prej tij në vitet 1918-1920 u raportuan 500milion persona.
Prej vitit 1981, e pranishme vazhdon të jetë sëmundja e HIV-AIDS. Prej saj që atëherë raportohen 35 milion viktima.
Humbje të mëdha të jetëve, shkaktoi edhe Murtaja e Madhe, në shekullin e 16, ku prej etheve dhe gjakderdhjes jetën humbën 15 milion njerëz.
Më vdekjeprurës se sa të gjitha luftërat nëpër histori ishte epidemia e Tifos. Jetën prej saj humbën 3 milion njerëz.
I rrezikshëm rezultoi edhe gripi i derrave, me të cilin bota u përball disa herë, i shfaqur jo me simptoma të njëjta, por që numri i viktimave herën e parë kur u shfaq në vitin 1957-58, ishte 2 milion. Në mesin e këtyre viktimave hyjnë edhe ato 284 mijë të regjistruara në vitin 2009.
Në shekullin e 19 bota u përball edhe me një sëmundje që sipas të dhënave të OBSH-së, “vdekja e kaltërt” që u paraqit fillimisht në Indi, jetën u mori 143 mijë njerëzve.
Ajo që njihet si Kolera, vazhdon të jetë prezentë edhe ditëve të sotme ku numri i të prekurve me të ka arritur 4 milionëshin.
Të infektuar e viktima pati edhe prej SARS, që u shfaq mes viteve 2002-2004. Prej 8 mijë të prekurve, vdekje ishin regjistruar 774.
Për njerëzimin rrezik solli edhe i shpezëve. Prej 2013 kur u shfaq, e deri tashti janë të konfirmuara 1mijë 568 raste. Ndërkaq, numri i vdekjeve të regjistruara ka arritur në 616.
Edhe prej sëmundjes së Ebolës, që për herë të parë u shfaq në vitin 1976 në Afrikën perëndimore, e që u përsërit serish në 2013, persona të infektuar me të vazhdojnë të rezultojnë edhe tashti. Por që numri i viktimave është më i vogël krahasuar me vitin 2016, ku të tilla ishin regjistruar 11 mijë e 300 viktima.