Me masat e reja që priten të merren nga Qeveria Kurti, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht.
Bazuar në vendimin e qeverisë thuhet se këto institucione duhet të vazhdojnë punën duke respektuar rekomandimet e dhëna.
“Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri më 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri më 18 prill), obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitete mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19“, thuhet në vendim