Jetlir Zyberaj i cili është këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka publikuar emrat dhe fotografitë që dyshohet se kanë kryer masakrën e Reçakut gjatë luftës në Kosovë.
Sipas tij, problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminelë lufte që ecin tani të lirë në Beograd dhe mohojnë krimet e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Përkundrazi, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo gjenocidin serb dhe politikat e serbe të aparteidit”.
“Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe listojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për gjenocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj”.
“Gjithashtu ligji për mohimin e gjenocidit duhet të miratohet dhe zbatohet. Ata që ofendojnë viktimat dhe të kaluarën tonë duhet të sillen para drejtësisë”.