• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Këta janë dy serbët e arrestuar në Veri

16/10/2019 - 06:33:42
Këta janë dy serbët e arrestuar në Veri

Zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, është personi i cili sot në orët e para të mëngjesit u arrestua nga njësia speciale e Kosovës. Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit, shkruan Express. Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë. Ndërkohë Express mëson se personi i dytë, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës në atë pjesë i cili po kërkohet për arrestim është shefi i operativës në atë zonë Zh.Bojiq. Ai ende nuk është kapur nga policia e Kosovës.

Lexo më shumë

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
16

E ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Megjithëkëtë, detaje për këtë rast ka dhënë para pak minutave për Express, prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykats Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.

“Mund të ju konfirmojë rreth aksionit. Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë me fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrje në krim të organizuar”, ka deklaruar Hoxha për Express.

E ndërkohë në këtë aksion, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për rastin për Express ka folur edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani zëdhënës në PK, i tha gazetës se personi i arrestuar shtë me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

Tutje ai deklaroi se gjatë këtij aksioni janë konfidkuar edhe armë të tjera si dhe municion.

“Gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë. Në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”, kanë sqaruar tutje për Express zyrtarët nga Policia e Kosovës.

E në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
16
I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
Lajme

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
19
Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
Lajme

Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia

June 18, 2025
25
Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
58
Next Post
Prezantohen dy studime rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi

Prezantohen dy studime rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi

Më të fundit

  • Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit
  • Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
  • I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi