• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Këta janë 6 shqiptarët që u kapën me 50 milionë euro kokainë (foto)

25/01/2020 - 21:02:37
Këta janë 6 shqiptarët që u kapën me 50 milionë euro kokainë (foto)

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës, anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë.

Gjatë një konference për shtyp, mbrëmjen e sotme, drejtuesit më të lartë të policisë helene, deklaruan se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale i dha një goditje fortë trafikut të kokainës në zonën e ballkanit.

Lexo më shumë

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
21
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10

Sipas burimeve policore greke, kreu i organizatës është 41 vjeçari, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.

Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar, raportojnë mediat në Shqipëri.

Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë kishin filluar para 6 muajve, pas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, policia greke, në bashkëpunim më policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet doganore greke, i vunë ata nën vëzhgim 24 orë në 24.

Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptarë dhe arabë, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është pranuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.


Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjensive ligjzbatuese ishin tepër efektive.

Gjatë fazës finale, autoritetet pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës.
Të gjithë të arrestuarit ishin të njohur për policinë për vepra të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.

Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50 milionë euro, u sekuestruan edhe shuma kesh prej 231 mijë euro, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.

Kreu i policisë greke tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë.
Emrat e te arrestuarve shqiptarë nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokainë janë.

SANDËR PEMA
ARBËR PËRDEDA
ERGON TUSI
ERLIN ZOTAJ
LEK DODA
MAKSIM PREÇI.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
Lajme

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
21
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
Lajme

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
10
Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
32
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Next Post
Ekskluzive: Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ekskluzive: Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Më të fundit

  • Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
  • Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi