Autoritetet britanike kanë dënuar me 53 vite në total dy shqiptarë dhe një kurd, të cilët janë shpallur fajtorë për vrasjen e snajperistit kurd Hamawand Ali Hussein
Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç u sulmua në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool në 14 shtator 2019.
Dy shqiptarët Qazim Marku 25 vjeç dhe Dorian Pirija 33 vjeç, u burgosën secili me nga 19 vjet dhe Noza Saffari 39 vjeç, u la në burg për 15 vjet, pasi të tre u shpallën fajtorë për vrasjen e të riut kurd.
Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i zoti. Krimi ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës mes palëve.