Vëzhguesi i organizatës Germin, Shpëtim Shujaku i ka thënë, se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve.
Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë rrëfen ngjarjen.
Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave
“Në momentin që janë hap këto zarfe kanë pas një erë shumë të rënd dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë hap , disa prej zyrtarëve të KQZ që kanë pas kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u marrë vendimi prej zyrtarit kryesor Besnik Buzhala që procesi me u suspendu për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika”, tha ai për KP.
“Unë personalisht nuk kam pas problem me to, por 6 prej punëtorëve që kanë qenë këtu, pas udhëzimit që kanë marrë në qendrën e mjekësisë familjare, janë dërguar drejt në infektiv. Kurse pjesa tjetër e punëtorëve që kemi qenë këtu jemi duke u kontrolluar te ambulanca emergjente që ka ardhë në vend”, tha ai duke shtuar se përveç 26 zyrtarëve, aty kanë qenë edhe rreth 10 persona tjerë.
Ndërkaq, zyrtari nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ, Besnik Buzhala, ka thënë për Telegrafin se, nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji.
“Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala.