• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Këshilltarit të Hotit e kërcënon Kryeredaktorin e portalit Kosova.info

08/07/2020 - 08:46:02
Këshilltarit të Hotit e kërcënon  Kryeredaktorin e portalit Kosova.info

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Almir Veliji, nëpërmjet një komenti në llogarinë e kryetares se SDU dhe deputetës Duda Balje në Facebook, ka sulmuar në baza fetare Emanuel Demajn, Kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Kosova.info

Duhet t’ia kujtojmë fillimisht z. Veliji se në bazë të Nenit 4 (Mbrojtja me Kodin Penal, pika 4.1): “E drejta për të manifestuar fenë ose besimin nuk mund të abuzohet nëpërmjet nxitjes, ngacmimit, ose provokimit të jo tolerancës ose urrejtjes nacionale, fetare ose racore, duke kërcënuar të drejtën për të jetuar, të drejtën për shëndet fizik dhe mendor, të drejtat për fëmijë ose të drejtën për të respektuar integritetin privat dhe familjarë”; duke qenë kjo një e drejtë e garantuar, sipas pikës tjetër në vijim (4.2): “Sulmi ndaj çfarëdo zyrtari fetar, shkatërrimi ose dëmtimi i ndonjë vendi ose objekti fetarë, ose prone tjetër e ndonjë Bashkësie fetare, ashtu si edhe ndonjë akt ose aktivitet që ka për qëllim të shkaktojë, nxis, ose provokojë urrejtje fetare, është i ndëshkueshëm në bazë të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.”

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
15
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
14

Veliji, i cili, siç e thamë, është Këshilltar i Kryeministrit Avdullah Hoti, vjen nga Partia SDU e Duda Balje, e cila është arsyeja e vërtetë e këtij sulmi. Siç kemi raportuar, kjo e fundit është lëshuar në një fushatë të egër kundër mediumit tonë (Kosova.info), duke thyer dhe shkelur çdo parim, duke e keqpërdorur edhe pozitën e saj zyrtare.

Kosova.info dënon ashpër këto sulme dhe etiketime të cilat po i bënë deputetja Duda Balje bashkë me përkrahësit tjerë, ndaj gazetarëve të Agjencisë së Lajmeve Kosova.info. Këto linçime, komente, etiketime janë të papranueshme, jo etike dhe të ndëshkueshme (siç e thamë më sipër), me ligje të Kosovës, të gjitha këto ofendime dhe fyerje ne baza fetare po bëhen në profilin e Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Duda Balje.

Vëmë në dukje që kjo fushatë e egër e orkestruar po vjen si pasojë e të gjeturave të gazetarëve tanë investigativë në lidhje me një rast skandaloz, ku e dyshuara kryesore është deputetja Duda Balje. Kjo e fundit në vend që t’u përgjigjet pyetjeve të cilat gazetarët tanë ia kanë dërguar në lidhje me çështjen në fjalë, ka zgjedhur rrugën e presionit, linçimit publik dhe ofendimeve ndaj tyre dhe drejtuesve të mediumit tonë.

Me këtë reagim duam të trokasim fillimisht në dyert e Kryeministrit Avdullah Hoti, nga i cili kërkojmë të veprojë pa u hamendur. Ai duhet të marr masa të menjëhershme ndaj këshilltarit të tij, i cili i ka bërë këto shkelje flagrante, duke përdorur një gjuhë të papranueshme – ofenduese ndaj tërë komunitetit katolik. (E themi këtë sepse sulmi në baza fetare ndaj Kryeredaktorit Demaj, është edhe sulm ndaj një komuniteti të tërë, meqë Demaj vjen nga një parti e cila në një mënyrë është bashkudhëtare e LDK-së që nga themelimi i saj nga viti i largët 1990).

Në të kundërtën, kreu më i lartë i shtetit, do të sinkronizohet me vartësit e tij, që dalin të jenë shpërdorues të pozitave zyrtare, respektivisht shkelës të të drejtave dhe lirive të njeriut.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
15
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
14
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
13
Next Post
Gjendet i vdekur 43 vjeçari në Gjilan

Gjendet i vdekur 43 vjeçari në Gjilan

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi