Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar rezultatet e konkursit për pranimin e specialistëve.
Në këtë konkurs janë pranuar mbi 150 specialistë, ku një prej tyre është edhe Diellor Rizaj, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.
Rizaj përveç këtyre dy pozitave, është emëruar edhe në Bordin Drejtues të SHSKUK-së si dhe në Komisionin e konkursit për drejtor të SHSKUK-së.