Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit Avni Zogiani.
Behramaj ka thënë se Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, sipas tij, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin.
“Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin!Ju nuk jeni Qeveria e Kosovës, por kapësit e saj.
As partner për qeverisje më nuk po gjeni. Si abuzues të pushtetit jeni shkarkuar nga 2/3 e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Behramaj.