Vazhdojnë kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia kundër Covid-19. Artan Behrami, këshilltar i presidentit Thaçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Gebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiq arriti që me një investim minimal t’i shkaktojë dëm maksimal Kosovës.
“Pranimi i 1 mijë testeve kundër Covid-19, si “shenjë e vullnetit të mirë të Serbisë”, i ka imunizuar kriminelet serbë që i kryen mbi 400 masakra në Kosovë dhe mbi 20 mijë dhunime, duke vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, mbi 1 mijë prej të cilëve ishin fëmijë. Kurti, brenda një dite, i shndërroi në humanistë”, ka shkruaj ai.
Sipas Behramit, me një gabim fatal në politikën e Jashtme, Kurti e pranoi ndihmën serbe pa kërkim falje, pa kthimin e të pagjeturve, pa reparacionet etj.
“Kurti e ka ngritur Serbinë në nivel me Rusinë dhe Kinën, të cilat vende janë duke investuar në mbarë botën, e sidomos në Ballkan, për krijimin e një imazhi pozitiv. Kryeministri në dorëheqje duhet të mësojë se nuk ka vullnet të mirë në marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vetëm interesa”, ka shkruaj ai më tej. Sipas këshilltarit të presidentit Thaçi ky akt nuk ishte interes i Kosovës, por vetëm i Serbisë!