Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Artan Behrami ka komentuar deklaratën e Ministrit në Detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, pas vdekjes së 26 vjecarit nga Gjilani që ishte duke qëndruar në karantinë në konvikte, raporton Telegramisot
Behrami ka deklaruar i beson deklaratën së Vitisë për dorëheqje, mirëpo, shton se për këtë çështje nuk e lejon Albin Kurti.
“…një dorëheqje e tillë nuk do të pranohet kurrë nga kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti. Deklarata e tij dykuptimshme është tregues për presionin që ka Vitia për të mos dhënë dorëheqje! Ashtu siç e shtyu që ta shkelë Kushtetutën, ashtu Kurti e shtyu që të mos japë as dorëheqje.
Ky kryeministër, figurat më të mira të Qeverisë së tij është duke i çuar drejt vetëshkatërrimit. Arben Vitia dhe Glauk Konjufca janë viktimat e para të tij! Deri sa ai vazhdon t’i amnistojë Haki Abazin dhe Shkëlzen Gashin”, ka deklaruar ai.