Presidentit Hashim Thaçi i mbaron mandati i tij në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe këtë mund ta zë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Kjo pasi që Këshilli Drejtues i AAK-së në mbledhjen e sotme që zhvilloi ka kërkuar me shumicë, që në rast se vjen në diskutime posti i presidentit me partnerët e koalicionit ta kërkojnë për Haradinajn.