• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kërkohet dorëheqja e Shpend Ahmetit

10/11/2019 - 14:01:24
Kërkohet dorëheqja e Shpend  Ahmetit

Mungesa e investimeve kapitale nga viti në vit po e përcjell vazhdimisht komunën e Prishtinës, shfrytëzimi i vetëm 9 milionë euro nga 49 milionë gjithsej, në këta nëntë muajt e fundit të vitit 2019, po konsiderohet dështim dhe keqmenaxhim nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti.

Opozita në kryeqytet dhe ata që e monitorojnë punën e ekzekutivit thonë se gjithë këto mjete të tepruara do të duhej të shfrytëzoheshin në shumë dikastere tjera. Gjitha këto akuza, i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i arsyeton me vonesat në prokurim dhe zvarritjet në projektet të vjetra.

Lexo më shumë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Gashi për KosovaPress, qeverisjen e tanishme të kryeqytetit e cilëson dobët dhe padijshme. Sipas tij, nuk është sukses të shpenzohen të hollat vetëm në rrugët e kategorisë së tretë dhe të katërt.

Më kritikues ndaj qeverisjes komunale është asamblisti Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili për këtë që e konsideron dështim, thotë se Shpend Ahmeti duhet dhënë dorëheqje.

Sipas tij, nuk ka asnjë kuptim që një kryetar të qëndrojë në pozitën e tij, kur nuk dinë t’i shfrytëzojë 40 milionë euro që dedikohen për investime kapitale. Ndërkaq nga Iniciativa për Progres, “INPO”, që e monitoron komunën e Prishtinës, Qëndrim Arifi thotë se për mos investime kapitale, fajtor kryesor është keq menaxhimi dhe keq planifikimi i Shpend Ahmetit.

E i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjithë këto akuza dhe kritika që po adresohen karshi tij, thotë se janë tendencioze dhe të përsëritura çdo vit.

Teksa për teprimin e 40 milionë eurove në nëntë muajt e fundit për investime kapitale, i pari i komunës e arsyeton me procedurat e tej zgjatura të prokurimit. Ai thekson se këtë vit plani i prokurimit ka përfunduar 100 për qind dhe se paratë nuk do të humbin, por thjesht do të barten për vitin tjetër për të njëjtin projekt.

Komuna e Prishtinës edhe në vitet paraprake është akuzuar për mos shpenzim të mjeteve për investimeve kapitale. Ndërsa disa projekte kanë mbetur në gjysmë si ndërtimi i kolektorit në lagjen “Kalabria” për shkaqe të problemeve pronësore.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Rritet numri i lindjeve në Kosovë
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll

May 16, 2025
9
Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin
Lajme

Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin

May 16, 2025
13
Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës
Lajme

Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës

May 16, 2025
6
26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
8
Next Post
Haradinaj , PDK’në e quan arkitekte të korrupsionit

Kurti, Veseli dhe Haradinaj asnjë fjalë për Samitin e Ohrit

Më të fundit

  • Rritet numri i lindjeve në Kosovë
  • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
  • Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi