• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kërkesat e Luginës së Preshevës për Kurtin, ndër to edhe përfshirja në dialog

Nga kryeministri potencial, Albin Kurti, përfaqësuesi i luginës po kërkon përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se diplomat e të rinjve që po studiojnë në Kosovë, nuk po u njihen në Preshevë dhe kjo është edhe një prej arsyeve pse dëshiron të jetë në tryezën e dialogut. Ani pse i pari i LVV-së, nuk e ka përmendur bashkimin me tri komunat e luginës, kryetari i Preshevës insiston për një gjë të tillë, megjithatë për këtë ka kushte.

28/02/2021 - 12:17:57
Kërkesat e Luginës së Preshevës për Kurtin, ndër to edhe përfshirja në dialog

Shqiprim Arifi, i cili është duke udhëhequr aktualisht me komunën me shumicë shqiptare, thotë për KosovaPress, se procesi zgjedhor i parakohshëm në Kosovë është rezultat i turbulencave politike të shumë vjetëve më parë. Të gjithë këto, sipas tij, kanë ndikuar edhe në luginë.

Arifi thotë se marrë parasysh numrin e votave për partinë e Albin Kurtit, do të krijohet një stabilitet politik, jo vetëm për Kosovën por edhe për luginën.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

“Paralelisht të forcohet Lugina e Preshevës. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që të jetësoj, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë Fondin Kombëtar të Solidaritet, fond i cili përfshin Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Një fond i cili ka minimum pesë milionë euro, dhe i cili i prek të gjitha sferat e jetës të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Që me mbet kjo luginë gjallë dhe të mbes një luginë që jep perspektive dhe të mos shndërrohet në një Çamëri të dytë. Fondi Kombëtar është obligim politik të Qeverisë Kurti 2”, deklaron ai.

I pari i Preshevës thotë se Kurti kur do që të vazhdojë procesin e dialogut, duhet të përfshijë edhe ata në këtë proces.

“Pjesëmarrja e Luginës së Preshevës në dialog është e domosdoshme. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që ne të jemi pjesëmarrës në këtë dialog…. Për neve nuk është me rëndësi se në cilin rang të listës së prioriteteve është, me rëndësi për neve që të jemi në dialog. Për Luginën e Preshevës, dialogu është me rëndësi sepse të rinjtë dhe të rejat tona të cilat studiojnë në Kosovë dhe të cilat dëshirojnë të punësohen në Komunën e Preshevës, është e pamundur sepse nuk pranohet diploma”, shton ai.

Teksa flet për bashkimin e Kosovës me luginën, ai thotë se për këtë kanë kushte. Shprehet insistues se nuk pranojnë shkëmbim territoreve, por as edhe korrigjim të kufijve.

“Ne të bashkangjitemi në bazë të referendumit të Republikës së Kosovës, por me disa kushte. Dhe aty kemi qenë në një vijë me Albinin. Kushti numër 1 është që të mos ketë shkëmbim territoresh. Kushti numër 2 është që ndryshimi i kufijve të mos nënkuptojë parcializimin e luginës. Dhe mbështetja ndërkombëtare që është kushti numër 3”, thekson Arifi.

Përkundër kësaj kërkese, kryetari i partisë e cila doli e para nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti ka përmendur referendumin për bashkim me Shqipërinë, por jo edhe atë me luginën.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
Qentë endacakë, problem i pazgjidhur edhe pse u shpenzuan miliona euro

Qentë endacakë, problem i pazgjidhur edhe pse u shpenzuan miliona euro

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi