• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kërcënuesi i Albin Kurtit sot del para Gjykatës

30/12/2019 - 11:28:26
Kërcënuesi i Albin Kurtit sot del para Gjykatës

Kandidati për deputet nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar mëngjesin e së dielës. Arsyeja e arrestimit të tij kishte qenë një postim në rrjetin social Facrbook, përmes së cilit Hoti e ka kërcënuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Hoti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq sot do të merret vendimi nëse ndaj tij do të vendoset masa e paraburgimit, shkruan Gazeta Express

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
65
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President.

Albin Kur është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtet të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kur ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ishte statusi i Hotit në Facebook i cili çoi deri në arrestimin e tij.
E për këtë shkrim, Hoti është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për 48 orë.

Prokurori kujdestar ka kërkuar që ndaj Hotit të shqiptohet masa e paraburgimit, e këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Pas vendosjes së masës së mbajtjes për 48 orë, prokurori kujdestar ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin H.H.”, ka thënë Ulaj.
Ndërkaq seanca për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit do të bëhet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka thënë për Express zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Sot do të mbahet seanca, nga ora 13:30”, ka thënë Gashi.

E Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së dielësh kishte dhënë detaje për rastin, të cilin e ka cilësuar si “shtytje në vrasje”.
“Prishtinë (NN:) 28.12.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq lidhur me postimin e Hotit ka reaguar edhe vetë Kurti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.

Por Kurti të dielën pati një kërkesë për hetuesinë kosovare. Ai kërkoi që Hoti të lirohet dhe festën e fund vitit ta presë pranë familjes së tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në polici.

Kandidati për deputet i Nismës ka kërkuar falje për postimin të cilin më pas e ka fshirëë, duke u arsyetuar se gjithçka ka qenë një gabim teknik.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
65
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
17
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
23
Next Post
Ekstremistët serbë e mësyjnë aeroportin e Podgoricës, plagosen 4 policë

Ekstremistët serbë e mësyjnë aeroportin e Podgoricës, plagosen 4 policë

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi