Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, nuk po gjen paqe. Në qytetin e Gjenovës është vendosur gjatë natës një parullë kundër presidentit.
“25 dhjetor, dreka e Krishtlindjes, zgjidhe me kujdes lokalin tënd” është parulla kërcënuese karshi Ferraro.
Ai konsiderohet si përgjegjës për situatën e dobët të skuadrës së Sampdoria në kampionat dhe për mos shitjen e klubit verën e këtij viti.
Parulla kërcënuese me jetë ndaj presidentit nuk është e para karshi Ferraro që është vënë në shënjestër nga tifozët ultras.