“Hajde Luj Qyqek” është një ndër këngët popullore më të njohura që ka bërë për vete publikun. Dëgjohet pothuajse kudo, dhe duket se fama e kësaj kënge ka arritur deri në Serbi.
Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar një projekt pak ditë më parë, por ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ka me “Hajde Luj Qyqek”.
Pas ngjashmëria u bë publike dhe mediat shkruan për të, këngëtarja serbe u detyrua që 4 ditë pas publikimit të këngës të tregonte se ka risjellë këngën shqiptare në versionin serb.
“Faleminderit që e pëlqyet këngën time “Hajde”. E kam zemrën plot! Respekt maksimal për versionin origjinal “Hajde luj qyqek” & për autorin, i cili më dha të drejta ekskluzive për ta ribërë këtë këngë në serbisht. Gëzuar për Ballkanin e bashkuar”, ka shkruar Tea Tairovic.