Më në fund u mor vendimi për lejmin e dasmave.
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për lejemin e organizimit të dasmave, shkruan lajmi.net.
Kjo vjen pasi rastet aktive me COVID-19 ditët e fundit kanë rënë dukshëm dhe situata me pandeminë po shkon duke u përmirësimit.
Këngëtarët kanë pritur me padurim lejimin e dasmave, ngase ka mbi një vit që është ndaluar organizimi i tyre.
Përmes rrjeteve sociale, ata janë shprehur të lumtur për lejmin e organizimit të dasmave, megjithëse ende nuk dihet se çfarë rregullash do të ndiqen pas hapjes.
Organizimi i dasmave pritet të lejohet nga data 15 qershor, ndërsa kufizimi i lëvizjes do të hiqet.
Albatrit Muçiqi, Asim Gashi e Shpat Kasapi, janë vetëm disa prej artistëve që përmes rrjeteve sociale iu gëzuan lajmit për dasmat.
E disa prej tyre, siç është Ermal Fejzullahu e Alban Mehmeti, kanë publikuar disa data për mbrëmje muzikore.