Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të shkelë me “buldozer” kundërshtarët e tij.
Ai ka thënë se ekziston një grup brenda strukturës së PDK-së që është kundër tij, ndonëse që Lladrovci ka thënë se nuk ka armiq në politikë.
“Nuk kam armiq. Këtë e dijnë të gjithë. Mirëpo ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me buldozer”, ka thënë ai.
Më herët Lladrovci ka thënë se afër 70% e degës së PDK-së në Drenas është kundër tij. Dega e PDK-së ka zgjedhur Ajvazin si kandidat por që Lladrovci thotë se dikush tjetër vendosë kush do të kandidojë për kryetar, ashtu sic ka bërë më 2016-ën.
“70% e PDK në Drenas kanë qenë kundër meje nga viti 2016”, thotë ai.
Mirëpo Lladrovci thotë se ka besim që Kryesia e PDK-së do të vendosë se kush do të jetë kandidat për kryetar në komuna. Ai madje thotë se njerëz në degën e PDK-së në Drenas nuk jetojnë fare në këtë komunë.
“Nuk mund ata që jetojnë në Prishtinë të vijnë e të bëjnë ligjin në Drenas”, tha ai. /