• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kelmendi: Me 300 milion euro kredi e shpëtojmë ekonominë

29/07/2020 - 19:14:32
Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zv/Kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, i cili vazhdimisht që nga shpallja e Pandemisë Covid 19 në Kosovë, ka qenë aktiv në propozime dhe këshilla ndajë institucioneve respektive shtetërore për menaxhim sa më efikas ndaj pandemisë, ka ftuar Qeverinë e vendit që urgjentisht të shprehë masa administrative ligjore ndaj kategorisë qytetare të cilët nuk po respektojnë masat Anti-Covid. Në një intervistë ekskluzive për ‘RADIO 1’, Kelmendi ka dhënë edhe propozim udhëzimet e daljes së vendit nga situata e rënduar shëndetësore dhe ekonomike.

HTML Image as link Qries
“Të gjitha institucionet shëndetësore janë të ngarkuara. Do të vij momenti kur nuk do ketë hapësirë për ndihmë. I frikësohem momentit, sikur në Itali, kur nga njëri pacient e merr dhe ja bartë tjetrit aspiratorin, sepse nuk do ketë për të gjithë. Andaj masat duhet ashpërsuar. Qytetarët i parapëlqejnë apelet dhe duhet të ndodhin apelet dhe fushatat nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja dhe të tjerë, por mos harroni pa masa administrative ligjore, efekt ka shumë pak, po e shihni edhe vet. Po flas për masa ligjore administrative ndaj atyre që nuk i respektojnë masat. Vetëm me këtë formë ne i ja dalim të ruajmë shëndetin e asaj pjese të qytetarëve, të cilët i respektojnë masat.”

Lexo më shumë

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

May 6, 2025
4
Shaqir Palushi: Rryma do të na falimenton në 2024 i paguar 421,000 e tani 1.3 milion euro

Shaqir Palushi: Rryma do të na falimenton në 2024 i paguar 421,000 e tani 1.3 milion euro

May 4, 2025
24

Ramiz Kelmendi që ka qenë edhe vet në Ekzekutiv, si zv/kryeministër, thotë se Qeveria e vendit në asnjë rrethanë nuk guxon të kontribuojë dhe ta lëshoi vetën në veprime të cilat ndikojnë që qytetari të humbë besimin në vendimet e saj. Kelmendi potencon se pjesa e qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat shëndetësore, janë fajtori kryesor i rrezikimit të shëndetit të pjesës tjetër e cila respekton këto masa dhe poashtu janë fajtori kryesor i rrezikimit të ekonomisë.

“Të gjitha masat tjera, përveç masave radikale janë të pavlera. Pa masa administrative, zbehet autoriteti implementiv i masave adekuate të nxjerra nga vet mekanizmat institucional. Qytetari nuk guxon me humbë besimin në vendimet e Qeverisë. Qeveria duhet të jetë shumë më e prerë. Qeveria duhet ta kuptojë që nuk ka mundësi që Policia dhe inspektorët të jenë në çdo pore të jetës së qytetarit. Pra prap po kthehem, pjesa që nuk po respekton masat, së pari po rrezikon qytetarët e ndërgjegjshëm, e të cilët janë prindërit e tyre, familjarët e tyre ndoshta dhe poashtu njejtë po rrezikon ekonominë, shëndetin e ekonomisë. E shëndeti ekonomik është e ardhmja jonë stabile jetësore.”-tha Kelmendi në ‘RADIO 1’.

Kelmendi tutje thotë se huazimi nga fondi pensional, nuk ka ndonjë efekt cilësorë, nëse krahas kësaj shteti nuk hynë në një kredi. Huazimi vetëm nga Fondi Pensional, sipas Kelmendi vetëm sa e thellon diferencën në mes të të varfërit dhe të pasurit.

“Shteti duhet të hyjë në kredi. Përveç huazimit nga Fondi pensional i cili e shton diferencën në mes të varfërit dhe të pasurit. Kjo për arsye se 10% e një të ardhure personale me 250 euro, apo 10 % i një page në institucione mbi 700 euro, sërish ka dallim. Prandaj ata që kanë mjete më të mëdha sot, do marrin më tepër se sa qytetarët që kanë mjete më pak e ju duhen më shumë. Prandaj kjo diferencë e krijuar pastaj do krijojë një dëm në stabilitetin ekonomik e politik. Pra këtu edhe qëndron problemi dhe për të eliminuar këtë problem këtë diferencë, jam i sigurt se rrugëdalja është që shteti të marrë kredi dhe me atë të bëjë ndarje proporcionale për kokë banori, 50 euro, 100 euro apo edhe më tepër. Krejt kjo do të nxiste edhe konsumin dhe do ngjallte ekonominë. Krejt kjo përfundon diku me një kredi –borxh me rreth 300 milion euro, e që ju garantoj se për Qeverinë është kredi ose borxh minor. Shteti jonë është shteti me më së pakti borxhe në rajon dhe 300 milionshi nuk rrezikon asgjë.”-thotë ai.

Ramiz Kelmendi thotë se mosveprimi në kohë i mekanizmave institucional ka ndikuar që edhe ardhja e bashkëatdhetarëve të mos ndodhë sikur viteve të kaluara.

“Ardhja e bashkatdhetarëve do ishte më ndryshe, po qese masat do ishin më radikale diku nga fillimi i muajit Qershor. Kjo është realja, ndërsa dëshira ime do ishte që bashkatdhetarët kur të vijnë të shohin një Kosovë pa maska, një Kosovë pa pandemi, një Kosovë ku do të mundë të shkonin në ahengje dhe të kryenin një ceremoni bashkimi familjarë që ndoshta ata e presin për një jetë të tërë. Pra nuk kam dëshirë që ata ta shohin Kosovën ashtu siç nuk po kam dëshirë ta shoh as vet. Mungesa e bashkatdhetarëve do të na shkaktojë një traumë të jashtëzakonshme financiare. Mos harroni sepse dikush ja u di e dikush po harron. Në këtë periudhë kohore, viteve të shkuara, për vetëm 30 ditë, mërgata jonë në Kosovë ka bërë shpenzim për rreth 500 milion euro.”-përfundoi Kelmendi.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”
Ekonomia

Osmani dhe Termokos nuk ndalën: Investohet për ngrohjen e sigurt të “Çerdhes Fatosat”

May 6, 2025
4
Shaqir Palushi: Rryma do të na falimenton në 2024 i paguar 421,000 e tani 1.3 milion euro
Ekonomia

Shaqir Palushi: Rryma do të na falimenton në 2024 i paguar 421,000 e tani 1.3 milion euro

May 4, 2025
24
Fisnik Osmani e jep lajmin e mirë:Termokos jep bursa për studentët e dy Fakulteteve Teknike
Ekonomia

Fisnik Osmani e jep lajmin e mirë:Termokos jep bursa për studentët e dy Fakulteteve Teknike

April 28, 2025
18
Termokos nis intervenimet e domosdoshme në rrugën “Rexhep Luci”
Ekonomia

Termokos nis intervenimet e domosdoshme në rrugën “Rexhep Luci”

April 23, 2025
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

Trump, arrinë marrveshje me Kininën, do ti ulim tarifat

April 23, 2025
21
Rikthehet njësia A-4 e termocentralit Kosova A
Ekonomia

Rikthehet njësia A-4 e termocentralit Kosova A

April 22, 2025
6
Next Post
Tayna, i bën dhuratë prindërve një shtëpi të re (foto)

Tayna, i bën dhuratë prindërve një shtëpi të re (foto)

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi