Klubi i Basketbollit Prishtina ka emëruar kryetrajnerin e ri të skuadrës që është një slloven
KB Prishtina është bërë me trajner të ri.
Ai është Teo Hojč, i cili pritet që të udhëheq Prishtinën në pjesën e dytë të kampionatit kosovar.
Slloveni ka një përvojë të madhe si trajner, ku deri tani ishte duke e udhëhequr klubin e njohur SLLOVAK, Patrioti Levice.
Këtë klub, Teo e drejtori për katër vite dhe fitoi titullin me të më 2018 dhe kupën më 2019.