Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar zyrtarisht 4viktima si pasojë e termetit të fuqishëm që goditi vendin.
Një viktimë është raportuar në Kurbin, ndërkohë që dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Nderkohe qe nje trup i pajete eshte nxjerre ne Durres.
“Pra deri tani 3 viktima. Nje ne Kurbin hedhur nga banesa prej panikut dhe dy nen rrenojat e pallatit ne Thumane. Konfirmohet nxjerrja e nje trupi te pajete nga rrenojat ne shtesen e pallatit ne Durres.”, thuhet në informacionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.