Një person dyshohet se është sulmuar nga katër persona të cilët ia kanë marrë veturën duke u larguar në drejtim të pa njohur.
Policia ka arritur që të arrestoj një të dyshuar, vetura i është kthyer viktimës.
Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.
“Terminali Doganor Merdare-Podujevë 07.02.2020-11:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se katër persona e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar.
Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ndërsa vetura i është kthyer viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.