Edhe katër mjekë serbë kanë hyrë dje në Kosovë.
Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për, Miodrag Jasoviq, Miroslav Spasiq, Liljana Vuliq dhe Javorka Zivkoviq.
Këta mjekë nën përcjelljen e Policisë, janë vendosur në fshatin Gorazhdec të Pejës, i cili është i banuar me shumicë serbe.
Ndërsa, gjashtë ditë më parë edhe një ekip prej 102 personash nga Serbia kanë hyrë në Kosovë të cilët destinacion të fundit patën Komunën e Graçanicës.