Dhuna ndaj femrave në Kosovë vitet e fundit ka shënuar rritje, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, shkruan Gazeta Express.
Vetëm në 24 orët janë shënuar katër raste ndaj dhunës ndaj grave, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Prizren 25.12.2020 – 08:40. Viktima femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr.Bill Klinton 25.12.2020, 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 25.12.2020, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit ndalet në ndalim.
Rr.Hysni Dobruna, Gjakovë 25.12.2020, 19:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.