Mediat dje raportuan ekskluzivisht se drejtoria për Hetimet e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përmes një operacioni të organizuar mirë ka arritur që të bëjë identifikimin dhe lokalizimin e rreth 400 mijë eurove, para të falsifikuara, shumë kjo e cila ishte përgatitur të vihej në qarkullim në tregun e Kosovës. Lidhur me këtë rast janë ndaluar 5 persona.
Lidhur me ndalimin e të dyshuarve ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë.
Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 (gjashtë) telefona celular të personave të dyshuar.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 (pesë) persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse 1 (një) lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.