Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar se nga doganat e tyre është arritur që të kapet një sasi e drogës së llojit kokainë në sasi prej 16 tonësh.
Sipas tyre kjo sasi droge në Hamburg kishte arritur nga Paraguai, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv.
Doganat e Hamburgut e kanë përshkruar si kapjen më të madhe të një sasie kokaine ndonjëherë që ka ndodhur në Evropë apo edhe si më i madhi në botë.
Ky zbulim është arritur të bëhet më 12 shkurt.
Pas kësaj autoritetet gjermane dhe ato holandeze kanë arritur që të kapin edhe një sasi tjetër prej 7.2 tonësh të kokainës e sekuestruar në portin Antwerp në Belgjikë.