Policia e Kosovës ka arritur që të kap një hajn në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Prishtinë.
Hajni kishte depërtuar brenda objektit duke thyer xhamin e derës dhe kishte vjedhur disa artikuj ushqimor, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.