Policia në Shkodër ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
Bëhet e ditur se kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të 21 qershorit e kishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.