Një zyrtar kosovar nga Peja ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë zjarrin veturës së tij, duke lënë në vendngjarje aromë benzine.
Rasti është duke u hetuar thuhet në raportin policor, transmeton klankosova.tv.
”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar te panjohur kanë tentuar që ti vene zjarrin veturës se tij, pasi që në vendin e ngjarjes është vërejtur aromë benzine . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
Kanosja ndaj tij, sipas autoriteteve ndodhi mbrëmjen e vonë të së premtes.