Kandidati i VV-së për deputet, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Sipas tij Kosova në vend të kësaj duhet ta stimulojë novatorizmin shkencor e teknologjik “që vie nga rinia e mrekullueshme”.
“Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e tyre, siç ndodh në Kosovën tonë të stërmbushur me “akademikë”.
Në vend të akademizmit ne duhet ta stimulojmë novatorizmin shkencor e teknologjik që vie nga rinia jonë e mrekullueshme. Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë.
Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë.