Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në Deçan, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona dhe tre prej tyre në gjendje më të rëndë.
Pjesë e këtij aksidenti ishte edhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj.
Tolaj tha se falë Zotit është mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë nga ky aksident.
Ai shtoi se si rrjedhojë do të jetë në nivel të angazhimeve të përditshme.
“Të nderuar miq, kolegë, e familjar. Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë. Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme. Ju falenderoj për interesimin”.
Ndërsa nga Policia e Kosovës mbrëmë thanë se aksidenti ishte në mes dy veturave.
“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal për trajtim. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.