Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Zabel të Ulët në Drenas.
Ndeshja ndodhi mes një veture dhe një kamioni.
Lajmin për Telegraminsot e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore. Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident.