Janë shpërndarë 640 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Kamenicës
Pakot u shpërndanë tek familjet në nevojë, të cilat janë të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të Këshillave lokal.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Përpos shpërndarjes së pakove ushqimore, edhe këto pako higjienike janë dërguar në secilën shtëpi, duke u kujdesur kështu për moskrijimin e tollovisë dhe mbajtjen e distancës sociale”, ka shkruar Kastrati në Facebook.