Imazhet e reja satelitore po japin një vështrim mbi shkatërrimin që uragani Laura ka bërë mbi Luizianën.
Ky uragan është llogaritur si një nga 10-të më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë SHBA-në me erërat me shpejtësi deri në 150 milje (240 km / orë) shkaktuan dëme të mëdha, me ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milioni shtëpi .
Deri tani raportohen për 6-viktima dhe disa të plagosur, imazhet satelitore tregojnë qartë dëmin e madh që uragani ka shkaktuar në shtëpitë dhe bizneset e vendit.
Presidenti Donald Trump u informua në Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema) në Uashington dhe tha se ai do të shkonte në zonë gjatë fundjavës.
Autoritetet llogarisin një dëm që shkon në miliarda dollarë deri tani