• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

“Kafshata” e madhe, e lenë VV e LDK pa marrëveshje

03/12/2019 - 07:52:40
“Kafshata” e madhe, e lenë VV e LDK pa marrëveshje

Dy partitë të dala të para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk po mund të ndajnë hesapet sa i përket ndarjes së posteve të rëndësishme, ani pse kanë harmonizuar 100 për qind programin qeverisës. LDK dhe VV, edhe pse kishin paralajmëruar, as dje nuk nënshkruan marrëveshjen për koalicion.

Tashmë, dy partitë kanë mbetur vetëm të merren vesh për ministritë, mirëpo, në këtë pikë si duket po ngecin në negociata, shkruan Gazeta Express.
62 vota i kanë të siguruara në Kuvend të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kurdoherë që këto të dyja të merren vesh për të formuar së bashku qeverinë e ardhshme, si dy parti të dala të parat nga zgjedhjet.

Lexo më shumë

Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen

Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet

May 21, 2025
7
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë

May 21, 2025
27

Mirëpo, puna e koalicionit LDK-VV si duket do të zgjasë edhe pak ditë, pasi që siç ishte paralajmëruar që e njëjta të nënshkruhet dje, disponim për të finalizuar marrëveshjen nuk pati.

Përderisa për javë të tëra, LDK e VV janë harmonizuar përmes grupeve punuese, e thanë se programin e kanë koordinuar 100 për qind. Bisedimet ndërkaq kanë ngecur te ndarja e pozitave të rëndësishme.

Që nga fillimi, partia e Albin Kurtit kishte kërkuar që në tavolinë të diskutimit të mos vihet çështja e presidentit, që do të pasojë, Hashim Thaçin, megjithatë, LDK nuk ishte sprapsur nga kjo kërkesë.

Derisa VV ka pranuar që të dakordohen për pozitën e të parit të shtetit, puna e ndarjes së ministrive po vazhdon të sjellë telashe të reja.
Merret vesh se LDK po vazhdon të kërkojë ndarje proporcionale në mes të dy partive të dala të para nga zgjedhjet, kur vjen puna te postet ministrore. Gjithashtu, edhe pozita e krye parlamentarit është kërkuar nga partia e Isa Mustafës.

Të zëshëm LDK-ja po tregohen edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, një premtim elektoral i VV-së, që nuk do të negociohet në pazaret për koalicione, pasi që me të janë folur edhe reforma në këtë fushë.

Sa i përket mënyrës së ndarjes, dy partitë ishin dakorduar që të zgjedhin njëherë njëra një ministri, e pastaj tjetra, derisa Lidhja Demokratike kërkoi që ndarja e ministrive të bëhej përmes zgjedhjes bllok.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sot ndërkaq gjatë ditës Express merr vesh se nuk është paraparë ndonjë takim në nivel të liderëve.
Pas takimit të djeshëm, foli para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti, derisa deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mundë ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në anën tjetër, pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesor, mirëpo nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm i qëndrueshëm katërvjeçar.

Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai

LDK dhe VV së bashku sigurojnë 57 ulëse në Kuvend të Kosovës, pa votat e minoriteteve. VV ka marrë 29 mandate, e LDK-ja një më pak. Të dy partitë kanë synuar koalicionin qysh pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeminsitrit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet

May 21, 2025
7
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë

May 21, 2025
27
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Një vajzë14-vjeçar rrëbehet me forcë nga katër persona në sy të nënës në Fushë Kosovë

May 21, 2025
21
Sot seanca e 12-të, vazhdon saga parlamentare
Lajme

Vazhdon “cirku” dhe turpi me bllokadë në Kuvendin e Kosovës

May 21, 2025
8
52 të arrestuar në operacionin e madh kundër drogës midis Italisë dhe Shqipërisë
Lajme

52 të arrestuar në operacionin e madh kundër drogës midis Italisë dhe Shqipërisë

May 21, 2025
10
Ambasadori britanik e kritikon Qeverinë për mbylljen e palestres sportive në veri të Kosovës
Lajme

Ambasadori britanik e kritikon Qeverinë për mbylljen e palestres sportive në veri të Kosovës

May 21, 2025
10
Next Post
Sot publikohen rezultatet e testit PISA

Sot publikohen rezultatet e testit PISA

Më të fundit

  • Aktakuzë kundër dy policëve në Pejë për 20 euro ryshfet
  • Ja çka thot policia për rrëmbimin vajzes në Fushë Kosovë: E futën me forcë në veturë
  • Një vajzë14-vjeçar rrëbehet me forcë nga katër persona në sy të nënës në Fushë Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi