Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministrit, Blerim Sallahu pasi thanë se ka pasur shkelje që ka evidentuar MD-ja lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.Sallahu tha se rasti ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.Lidhur me këtë kontratë, ai përmendi edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, ndaj të cilës ka reaguar Kadrijaj
Deputetja e AAK-së i tha Haxhiut e Sallahut që nëse dëshironi ta shkarkoni drejtorin e burgjeve Nehat Thaçi, vetëm sepse iu ka thënë shefi dhe nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni.“Albulenë dhe Blerim, ju lutem pyetni familjarët tuaj nëpër burgje se çfarë menaxheri ka qenë ministri Selim Selimi dhe drejtori i burgjeve gjatë pak muajve të qeverisjes. Nëse vërtetë doni ta shkarkoni drejtorin sepse ashtu ju ka thënë shefi, sepse nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni”, tha Kadrijaj.
Megjithëkëtë ajo thotë s se nuk duhet të fyhen e të ofendohen njerëz me kredibilitet e profesionalizëm, siç ajo e cilëson Selim Selimin.
“Por mos provoni t’i fyeni e ofendoni njerëz me kredibilitet e profesionalizëm siç është ministri Selimi”, shkroi ajo në Facebook.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info