Banorët e fshatit Broboniq në Mitrovicë prej nga e ka prejardhjen kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e kanë pritur atë mbrëm si Kryeministër.
Të gjithë banorët e Broboniqit ishin mbledhur në qendër të fshatit dhe i kishin organizuar pritje bashkvendësit të tyre ndërsa në muret e vendit ku mbahej tubimi e kishin vendosur një mbishkrim “Mirë se vjen Kryeministër Kadri Veseli”.
Nga ana e tij, Veseli nëpërmjet një statusi në Facebook i ka falënderuar të gjithë banorët për mbështetjen e tyre të pakursyer.
“Pafundësisht mirënjohës për pritjen e motrave dhe vëllezërve të mi të Broboniqit, vendit ku familja ime ka rrënjët dhe ku gjithmonë kam gjetur mikpritjen më të ngrohtë shqiptare”, ka shkruar Vesei në faqen e tij në Facebook.