sh-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës, pas vizitës së tij disa-ditore në Kosovë.
Klan Kosova ka siguruar pamje kur ai nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.