Policia njofton se aksidenti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 10:05.
“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor.”
Më vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.