Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shpesh e ka dëshmuar që është një politikan modest.
Edhe kur ishte në krye të Qeverisë, atë e kemi parë, të paktën në bazë të imazheve që qarkullonin duke bërë gjeste humane. Marrë parasysh rolin që kanë figurat e tilla, ato edhe bëhen lajm.
Kurti këtyre ditëve ka qëndruar në shtetin e Zvicrës, ku ka zhvilluar disa takime me shtetas kosovarë të profileve të ndryshme, me të cilët ka biseduar dhe ka ndarë edhe përvoja të ndryshme.
Pikërisht nga Zvicra, vjen një fotografi e liderit të VV-së. Ai shihet në një metro duke shkuar në Basel, me maskë në fytyrë, ndërsa është i vetëm.
Kjo fotografi është shkrepur sot.